Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar
Në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Mexhiti ka nënvizuar se gjuha shqipe është dhe do të mbetet në përdorim zyrtar, duke e theksuar këtë si një arritje të padiskutueshme dhe të siguruar nga ligji.
Zëvevendës kryeministri Mexhiti tha se Qeveria LSDM-BDI, e cila e ka sjellë ligjin ka lënë stërbëmbëza paraprakisht duke e dërguar në Komisionin e Venecias.
Sipas Mexhitit, nën presionin e opinionit, ministrja e Drejtësisë e LSDM-së Renata Deskoska e dërgoi ligjin në Komisionin e Venecias, ndërsa sugjerimet e këtij komisioni ishin për abrogimin e disa nenëve, por ato nuk ndryshojnë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.
“Gjuha shqipe është dhe mbetet përdorim zyrtar, edhe nëse sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.
Mexhiti gjithashtu kritikoi Qeverinë e kaluar për moszgjidhjen e këtyre çështjeve dhe për mbajtjen e nismave në sirtar për pesë vjet, duke e quajtur këtë një përpjekje për të shfrytëzuar çështjen si pretekst për destabilizimin e vendit dhe protesta.