Mexhiti: ASH duhet ta dëgjon zërin e anëtarësisë dhe të bëhet pjesë e LEN-it
Në një prononcim për Euronews Albania, kryetari i LD-së dhe një nga liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim Izet Mexhiti theksoi se për herë të parë tek blloku politik shqiptar në RMV, ekzistojnë dy blloqe, pra edhe ai opozitar që i ka munguar skenës politike një kohë të gjatë, andaj Aleanca për Shqiptarët duhet ti kyçet këtij tabori, ashtu siç kërkon edhe vetë anëtarësia e saj.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në maj, kur edhe pritet ndryshim i madh në skenën politike në vend, si në taborin maqedonas, ashtu edhe në atë shqiptar.