Mexhiti: 20 përqindëshi ofendim, do të gjejmë zgjidhje afatgjate për Gjuhën Shqipe
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në podcastin FOL në TV Festa, ka folur rreth përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në administratën publike. Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, ka deklaruar se deri sa të sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë ka marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve gjatë punësimit.
Siç tha Mexhiti, ashtu siç është rasti në Shëndetësi ku po të ishte balanceri nuk do të mund t’i merrnim 50 për qind të vendimeve.
“E dyta përfaqësimi i drejtë vlen për të gjithë institucionet, dhe brenda këtij viti do të ketë mjaftë punësime dhe avancimi. Mund ta them se aq sa ata të tjerët kanë bërë për një mandat, ne do ta bëjmë brenda vitit. Procesi ka filluar në të gjitha institucionet apo ku përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë në numër simbolik”, tha zëvendëskryeministri parë Mexhiti.
Sa i përket ligjit, Mexhiti tha se pritet takimi i fundit për t’ia dhënë formën ligjit për përfaqësim adekuat dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në kuadër të Agjencionit për Administratë Shtetërore, duke ia shtuar kompetencat që ta përfshinë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes.
“Sigurisht që do merret edhe mendimi i Komisionit të Venecias dhe me mendimin e Komisionit të Venecias do të futet në procedurë parlamentare dhe pasi të votohet të mos ketë më gjasa as Gjykata Kushtetuese dhe as Komisioni për ta abroguar ligjin”, nënvizoi Mexhiti.
**
Mexhiti: Do të gjejmë zgjidhje afatgjate për Gjuhën Shqipe
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, mysafir në podcastinFOL në TV Festa, deklaroi se Ligji i gjuhëve nuk është ligji vetëm i gjuhës shqipe, por ligji i gjuhëve. Siç tha zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, më parë është bërë një avancim të përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, por nuk është zyrtarizuar plotësisht ashtu siç është gjuha serbe në Republikën e Kosovës.
Ai shtoi se do të bisedojmë këto çështje për të gjete zgjidhje afatgjate ashtu siç i ka hije gjuhës shqipe.
“Pra, kjo është ajo hutia që u krijua. Por kjo siç është ka bërë një avancim në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Kështu siç është edhe pse u ngrit pluhur në Gjykatën Kushtetuese dhe pati tendencë për tensione dhe për ta keqpërdorë gjuhën për poenëpolitike, ne i qëndruam edhe këtij ligji ashtu siç është për ta mbrojtur në këtë formë. Një rregull amerikane thotë edhe ligji i keq të zbatohet dhe mbrohet deri sa të vjen ligji i ri. Ndërsa në tavolinë dhe në debate dhe në Qeveri e kemi argumentuar se bashkësia e dytë më e madhe në Maqedoni dhe gjuha e tyre të përkufizohet me 20 për qind është ofendim dhe duhet të ndryshohet”, nënvizoi Mexhiti.