October 17, 2024
Maqedoni

Mexhiti: 20 milionë euro për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Dibrën dhe komunat tjera të harruara deri më tani

Për herë të parë, qeveria po vepron për të financuar drejtpërdrejt zgjidhjen e problemeve të përditshme në komunat shqiptare. Kështu ka shkruar Zëvendëskryeminiatri i Parë Izet Mexhiti në rrjetet sociale pas vendimit të sjellur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për financimin e një sërë projektesh për komunat e vendit tonë.

“Plot 20 milionë euro po ndahen për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Dibrën dhe të gjitha komunat që kanë qenë të neglizhuara deri më sot. Bashkë, do t’i japim fund harrimit dhe do të sjellim ndryshim të vërtetë!”, shprehet Mexhiti.