Meta: Vlerësoj vizionin e VMRO-DPMNE-së kundër Ballkanit të Hapur
“Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë ashtu si në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistën eksluzive për portalin Argumentum.al.
“Populli në Shqipëri është plotësisht i vetëdijshëm se politikat e qeverisë aktuale janë të dëmshme për vendin, për demokracinë dhe ekonominë e tij, për familjen dhe për shoqërinë në tërësi. Prandaj kanë zgjedhur të largohen me mijëra nga vendi. Jam i sigurt se votuesit shqiptarë do të bëjnë zgjedhje të pjekura për të sjellë ndryshim, siç bënë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Meta.
Sa i përket deklaratave të mia publike në favor të VMRO-DPMNE-së, besoj se VMRO-DPMNE është një forcë që ka bërë shumë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Unë vlerësoj gjithashtu vizionin e tij të qartë në rajon, veçanërisht. në lidhje me kundërshtimin ndaj ideve të tilla si “Ballkani i Hapur” që synonin të devijonin proceset integruese në BE në rajon. Rezultati i tyre në zgjedhjet aktuale është një reflektim se ideologji të tilla që shkatërrojnë thelbin e shoqërive tona janë të papranueshme nga populli, në përgjithësi, ka sqaruar ish presidenti shqiptar, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.
Për sa i përket deklaratave publike për arrestimin e tij të mundshëm apo se Ilir Meta mund të shpallet “non ngrata”, ai thotë se deklarata të tilla i shërbejnë qeverisë për të krijuar “të vërteta të harmonizuara” me të vetmin synim dekurajimin e opozitës dhe njerëzve që duan të shih një ndryshim të qeverisjes në Shqipëri.
“Ilir Meta nuk është i shqetësuar për veten e tij, por për miliona shqiptarë që nuk kanë asnjë siguri gjyqësore apo të jetës në Shqipëri, ndaj dhe zgjodhën të largohen nga vendi. Kjo duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë së shpejti”, theksoi Meta.
Meta: Rama, armik i Kosovës dhe kombit! Është ndër themeluesit e projektit të “Ballkanit të Hapur”
Sipas tij, Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës.
“Edi Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës.
Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë dhe besoj të fundit në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Hajradinaj.
Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.
Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President.
Është Edi Rama, ai që u vonua më shumë nga të gjithë, përsa i takon sulmit terrorist në Banjskë.
Është Edi Rama, ai që kur u rrëmbyen policët e Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe, nuk e dënoi këtë akt.
Është Edi Rama, i cili provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.
Kosova është një shtet i pavarur. Këtë vullnet e ka njohur dhe e ka legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që Edi Rama, asnjëherë nuk e ka përmendur në 11 vite në pushtet”, u shpreh Meta.