Meta vizitë në Ankara/ Takohet me “gjakovaren”, zv.presidente e Partisë “Deva” dhe deputete e Stambollit, kreu i PL: Komuniteti me origjinë shqiptare, potencial i paparë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prej disa ditësh është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Turqi.
Së fundmi ai është takuar në Ankara me një “gjakovare”, e cila është zv.presidente e partisë “Deva” dhe deputete e Stambollit, Evrim Rizvanoglu.
Meta shprehet se gjatë bisedës mes tyre, i ka folur për ndryshimet që ka përjetuar Gjakova vitet e fundit, ndërsa ajo tanimë mezi pret ta vizitojë.
Ai shton se komuniteti me orgjinë shqiptare në Turqi është një potencial i paparë për të fuqizuar marrëdhëniet mes vendeve në çdo fushë.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të takoja në Ankara edhe një “gjakovare”, Zëvendëspresidenten e Partisë “Deva” dhe deputeten e Stambollit, znj. Evri̇m Rızvanoğlu.
I fola për ndryshimet që ka përjetuar Gjakova vitet e fundit dhe ajo mezi pret ta vizitojë.
Komuniteti me origjinë shqiptare në Stamboll, Izmir, Bursa dhe Ankara është një potencial i paparë për të fuqizuar marrëdhëniet tona në çdo fushë.