Shqipëri

Meta: SPAK po bën presion me dosjen e ‘21 janarit’, Rama nxitës, Basha përgjegjës direkt për vrasjet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.

Për Metën, Lulzim Basha i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm është fajtor për ngjarjen e 21 janarit pasi u paralajmërua por nuk mori masa.

Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.

”SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani.

E ka dëshmuar shumë qartë.

Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.

Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje pësr të mbuluar diskretitimin e Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkt ishte Basha.

Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen.

Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit”, tha Meta.