Shqipëri

Meta nuk ndalet, vazhdon turin anekënd Shqipërisë, sot që nga mëngjesi në Pukë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon stilin e tij origjinal të politikbërjes, që parasheh takime me qytetarët anembanë vendit jo vetëm në fushatë, por edhe në periudhën kur nuk ka fushatë zgjedhore.

Në kët stil, Meta ka vazhduar edhe sot vizitat jashtë Tiranës, duke filluar ditën në Berishë të Pukës që nga mëngjesi.
Meta përmes rrjeteve sociale vazhdimisht njofton opinionin për këto vizita, për takimet me qytetarët dhe për stërvitjet që janë bë pjesë e përditshmërisë së tij. Kështu ka vepruar edhe sot.

“Me Yllin pas stërvitjes, një kafe në paqe dhe diell duke folur edhe për vizitën tonë në Berishë, në vendlindjen e tij në Pukën e mrekullueshme”, ka shkruar Meta në Facebook, duke postuar edhe fotografinë me një aktivist të PL-së.