Meta: 20 milionë euro u vodhën pa maska në pikë të ditës, hajdutët u lajmëruan të ikin, i hanë lekët në arrati
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lëshimit të 8 urdhërarresteve nga SPAK për pastrimin e 20 mln eurove përmes inceneratorit të Tiranës.
Meta shprehet se personat për të cilët janë lëshuar urdhërarrestet janë lajmëruar të ikin dhe se ata do t’i hanë paratë në arrati.
“Është grabitje pa maska në mes të ditës, e qindra milionë euro. Bëjnë një lëvizje të sforcuar, politike, për 20 mln euro kur bëhet fjalë për qindra milionë euro.
Edhe ndërkohë ata që lajmërohen të ikin edhe ti hanë në arrati lekët. SPAK 99% e fletëarresteve që lëshohen lajmërohen dhe ikin.
Edhe ndonjë që futet në burg, futet me mirëkuptim dhe në mirëbesim që do ti vazhdojnë pagat nga biznesi për shkak të firmës që kanë hedhur për llogari të Edi Ramës”, u shpreh Meta.