Mësuesja shkupjane, Hatixhe Topalli shpallet Ambasadore e projektit “Ngjyrat për paqe”
Mësuesja shkupjane e shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko“, Hatixhe Topalli ka fituar edhe një mirënjohje për punën e saj të palodhshme.
Si mësuese që paraqet shembull, ajo vlerësohet edhe në vendin tonë edhe jashtë vendit, kurse së fundmi është shpallur edhe Ambasadore e projektit arsimor “Ngjyrat për paqe”.
Mësuesja Topalli ka ndarë me miqtë e saj gëzimin për titullin e fituar.
“Puna, mundi dhe kreativiteti im si mësuese u vlerësua edhe jashtë vendit.
Këshilli i shoqatës “Ngjyrat për paqe” Itali më 20 shkurt, 2023 vendosi të më emërojë Ambasadore e projektit për Maqedoninë e Veriut. Thank you Italy”, ka shkruar ajo në Facebook./Lideri.mk