Kulturë

Mësuesi, shkrimtari, atdhetari Nehat Jahiu

Shkruan: Namik Selmani

Me librin “Mësuesi, shkrimtari, atdhetari Nehat Jahiu” për mësuesin, atdhetarin e njeriun e mirë Nehat Jahiu po plotësoj disa pengje njëherësh. Tamam si të thuash se plotësoj në të njëjtën kohë disa ëndrra. Se ëndrrat nuk kanë asnjëherë moshë aq më tepër kur flitet për ato që kanë në qendër të tyre kombin Disa dëshira që ne, shkruesit e letrave, përherë i kemi të zgjuara në çdo shtëpi që të kemi në çdo ballinë ku vë një emër, një titull, një figurë E më duhet të falenderoj sot Zotin e Madhëruar, po edhe vete Nehat Jahiun që është kaq besimtar i devotshëm ndaj zotit e kombit që po jetoj këtë lumturi që jo shpesh të vjen në jetën tënde në librat që ti shkruan.

Po, po, ai ishte shtysa më e bukur e këtij projekti nga më të dashurit e jetës sime shkronjore. “Kndoma këngën sa jam gjallë” – thuhet diku në një këngë të Veriut. Edhe pse kam përballë një “kundërshtar“ të fortë si vetë Mësues Nehati që është shumë modest për atë që ka bërë dhe po kaq kritikë për ato që nuk i ka bërë në mënyrë të përkryer. Një libër që, për të thënë të drejtën, edhe të krenon për atë që ke bërë qoftë edhe modestisht. Nuk dua sot që të jap atë pyetje- klithëm që shpesh e qaramanërojnë shkrimtarin studiuesin, poetin po sidoqoftë edhe të vjen në ndërmendje nganjëherë kur ti je e shfleton i qetë e me durim ngrehinën e librit tënd: ”Pse nuk e shkrova më parë këtë libër?” Është një lloj sikur të thuash për një vend që s’e ke vizituar më.

Ku ta gjeja Nehat JAHIUN që ta bëja më parë jo thjesht për lavdinë e shkronjës sime po që kombasit e mi shpesh të dehur edhe nga mjerimi i paditurisë të shihnin sa më parë një modeol të bukur të së ardhmes së kombit tonë edhe pse jeton diku larg larg syve të mediave të shumta televizive. Jeton atje në Orizare të Likovës dhe një jetë të tërë vetem shkronjëzon. ORIZARE. Me rrënjën e fjalës “oriz” duket se begatia e ka ndjekur në kohëra këtë fshat. Është njëlloj sikur të thuash se është rilindasi i ditëve tona. S’ka gjë, qetësoj veten, po edhe besoj se të tjerët do më qetësojnë sado pak për këtë peng që po të mos e bëja, e di se do më lidhej komb në fyt, do më lidhej komb në fjalën e pathënë. Le të flasim sa më shumë para ndershmërisë një Ñehat Jahiut.

Mund të kisha bërë edhe më parë një libër të tillë po madhështia e fjalës që i takonte këtij punëtori të lerrave shqipe atje ku ajo ka ende shumë dhimbje, ka plagë që nuk po i shërohen, atje ku ajo është ende e brishtë, fytyra do na skuqej më shumë se të dashuruarit në ditën e dashurisë së parë. Jo, me Nehat Jahiun me veprën e tij je përherë fytyrëskuqur nga një dashuri e përjetshme që nuk njeh moshë, nga një kryendërr nga një kryefjalë si ajo e shqipes. E të ma bëjë hallall edhe vetë Nehati edhe lexuesi i librave të mi që duket se me tharmin patriotik po bëjë një lloj mbrojtjeje të vetvetes të asaj që kemi më të mirë.

Kur isha ftuar për herë të parë në Takimin e Karadakut si e quajnë shqiptarët e Maqedonisë, të Iliridës e sidopmos ata të Kumanovës, të Likovës në Festivalin Poetik të radhës pata rastin që para se të bëhej gara e poetëve të shkoja me një mikun tim natën vonë në varrezat e Sllupçanit. Bëra edhe foto që janë kujtimi më i bukur i një Festivali nga ato që i bëjmë mes tavolinave. Mbase edhe më emocionueset se ai Çmim i Parë që mora në atë takim poetësh të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare. Varret e Sllupçanit ishin shumë afër shkollës ku ai shkon çdo ditë e që mban emrin e të mençurit Faik Konica. E kisha të vështirë që të gjeja në atë natë marsi ku ende kishte në varret borë të pashkrirë që të vija një tufë me lule. Po u përula para tyre. Të nesërmen shkrova për ta.

Recitova mes miqsh. Që para meje shtrihej një fushë me disa dritëza që i kishin të gjithë dëshirat e lirisë dhe të shkronjës në vatrat e kujtesës së tyre. Në takimin miqësor që bëra me disa nxënës të një shkolle të mesme të Kumaovës kisha në krah një studiues me gati 50 libra të botuara ( nuk ka munguar edhe Nehat Jahiu në këto studime) u befazova vërtet . E tash po më duket se me mua ishte atë ditë edhe fryma e Profesor Nehatit Po në krah kisha Zejadin Ismaili dhe e kisha takuar para pëk kohësh në Berat ku ishim së bashku në Jurinë e një Festivali Kombëtar të Tipologjisë.

Në këtë takim të rastësishëm me këta nxënës, ata e morën vesh se unë isha mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në një shkollë të mesme në Shqiqrëi. Dy tre prej tyre gati në kor edhe në emër të shokëve dhe shoqeve më kërkuan njëzëri që të bëja dy orë mësimi të gjuhës shqipe për ta. O Zooot! Nuk po më kërkonin ndonjë foto , ndonjë libër, çokollata,po kërkonin të bëja mësimin e gjuhës shqipe. I ardhur me origjinë nga krahina e Çamërisë që e ka patur kaq të dhembshme plagën e gjuhës amtare, u përlota. Dje nuk kisha turp, për këtë edhe lse isha burrë e kasha staturn e një progesoro të ardhur nga larg . Mësim mësim të gjuhës shqipe!!! Nuk e takova dot Nehat Jahiun atë ditë. Për të thënë të vërtetën atë meditim e kishim krijuar të dy (ai dhe unë) një jetë të tërë pasi e kemi lidhur jetën me zilet e shkollës dhe me vargjet e poezive. Nehati ka botuar edeh shumë studime të tij në shërbim të kulturës dhe histories së kombit tone.

Nuk e takova dot. Po dëgjova për të. Shumë shumë. Në ditët që erdhën më tej edhe lexova për të. Të nesërmen e vizitës në Kumanovë me mësues Etem Xheladinin që ishte njëkohosisht edhe krytar i Shoqatës së Arsimtarëve të Kumanovës bëmë një vizitë në shkollën ku ai jepte mësim e që quhej “ Naim Frashëri” Ndërsa Nehat Jahiu është mësues në shkollë fillore “Faik Konica “ të Likovës.

Dy emra të mëdhenj të kulturës shqiptare që fare pa drojë mund të themi se janë kuora të arsimir shqiotar,. Jo më pak të tiklë janë edhe Nehat Jahiu qoftë edhe nga Qemal Jahiu që ka bërë aq punë për mësimin e gjuhës shqipe në mesin e shekullit XX në Kumanovë. Në një nga zyrat e shkollës pamë edhe një plumb të gatshëm për ta vënë në grykën e një pushke po të ishte nevoja. Me thotë se “vetëm me pushkë mund të hapje arsimin shqipar në këtë trevë e po me pushkë mund të mbrohej shkronja shqipe”.

Emra që të kujtojnë modelet e munguar që shpesh edhe nuk i njohim edhe nuk duam që t’i njohim e t’i propogandojmë atje ku janë, ku punojnë ku jetojnë ku përhapin mbrothësinë e kombit tone Të bën përshtypje rrëfimi i fëmijërisë së tij në Orizare. I sinqertë. I bukur. Emocionues Një traditë që rizgjohet te Nehat Jahiu nga ata breza që sakrifikuan për shkollën shqip ”Unë, Nehat Jahiu, u linda në mëngjesin e 10 tetorit të vitit 1951 aty pranë vatrës së oxhakut të shtëpisë të ndërtuar me gurët e bjeshkëve të Maleve të Karadakut plak dhe të baltës së tokës së prindit, gjyshit dhe stërgjyshërve të mi. Linda mu aty, në njërën ndër lagjet më të bukura dhe më të dashura- lagjen e “ Arnorëve” – “ Cumelve”.

Linda, kalova fëmijërinë time, u rrita së bashku me mocanikët e mi të lagjës sime dhe të fshatit tim shumë të bukur, të këndshëm dhe të dashur- Orizarës. Linda në këto kulla stërgjyshërore shqiptare, në këto vatra të Karadakut për t’u njohur qysh në fëmijërinë time njomarake me traditat dhe historinë shqiptare, me ninullat në krye të djepit e mbi pushkën e varur mbi trarët e lisave të fortë e të lashtë të malit plak “Përzhal” të Orizarës. Kam dëgjuar dhe lexuar që thonë një fjalë shumë të vjetër “ Shpia pa pushkë asht si burri pa djep, asht si mali pa drurë”.

U ula gjithnjë pranë prindërve, pleqve të familjes, lagjes, fshatit…, që të dëgjoj me vëmendje rrëfimet ndaj miteve, legjendave dhe trimërive, sidomos të temave për vendlindjen dhe atdheun tim. Burrat pleq të Orizarës që në piskamën e parë të foshnjës e dinin se a ia vlen ai për kazëm a për penë apo jo. Vrapova sëbashku me mocanikët e mi nëpër oborret, kopshtet, livadhet, fushat, malet e vendlindjes sime duke e shkelur me këmbë dhe duke e prekur çdo pëllëmbë të tokës sime mëmë që më lindi e më rriti me aq afsh e dashuri. Shumë herë agimeve të hershme dhe mbrëmjeve, i hapja krahët prej bregut të Korijës së Plakë, i hapja krahët dhe me sa fuqi kisha e përqafoja vendlindjen time dhe nga dashuria sa mundja e shtrëngoja në gji, njashtu si nënëlokja ime kur kthehesha me tufën e deleve më dilte tek dera, më merrte, më puthte në ballë, më përqafonte e më shtrëngonte thellë e ngrohtë në gjirin e saj, më donte, më donte ashtu siç e doja unë vendlindjen time Orizarën.

Pushoja pak, ma shtronte sofrën e bukës për të ngrërë, e më vonë shtrihesha në prehrin e nënëlokes sime. Ajo më përkëdhelte ballin, njashtu më zinte gjumi i ëmbël në prehër të nënës sime që në mëngjes ngrihesha sëbashku me ëndrrat e bukura të vendlindjes sime.Kur i mbusha shtatë vite, me një gëzim të paparë vrapova drejt shkollës sime. Aty në qendër të fshatit, për t’u futur në klasë të parë, për t’u takuar për herë të parë me mësuesen time shumë të dashur e të paharruar- mësuesen Lumnije. Ky është Nehat Jahiu që në fëmijqërinë e tij. Një fëmijëri që e ka të rritur dashurinën për vendlindjen po aq sa e ka edhë tani kur në ballë kanë filluar t‘i bien flokët e janë thinjur shumë. .

E pra me këtë libër për Nehat Jahiun po flas edhe për ato breza të Jahinjve në të kaluarën e lavdishme të kombit shqiptar ishte kështu realizimi i pengut të parë. I atij motivi si themi ne në pedagogji. Po paraqes para lëçitësve shqiptarë në trojet tona e në diasporë një model të tillë të sakrificës si Nehat Jahiun. Për Mësuesin e përjetshëm i gjuhës shqipe atje, në Orizaren e tij të dashur ku ajo, gjuha jonë e ëmbël duket si purtekë e florinjtë në trojet e Iliridës mund ta marrë lavdinë e kombit, të brezave më të rinj e të atyre të së ardhmes.. Kjo lavdi është mkirësi e merituar mjaft edhe me atë kontratë të shkruar e të pashkruar me shkronjë shqipe përballë sa e sa rreziqeve të kohës . Atëherë e tani. Po ai e ka kuptuar se kjo kujtesë kombëtare me shumë modesti duhet të ishte edhe më e plotë. Si një ushtar i fortë që nuk mundet nga asnjë betejë që i del përpara.

Dhe shruan, shkruan. Shkruan për historinë e arsimit kombëtar në Likovë. Shkruan poezi. Shkruan për besimin ndaj zotiy poezi fetare që të ngrohin shpirtin e të bëjnë të lehtë rrugën e nisur drejt lirisë, drejt mbarësisë së kombit. Nehat Jahiu ka kohë që ka hyrë në këtë histori madhore edhe me shumë të gjuhës shqipe në Maqedoni në kujtesën e arsimit kombëtar. Nuk e quaj guxim që të them se libra të tillë për të duhet të përkthehen edhe në gjuhët e huaja ta paktën në gjuhët ballkanike. Në gjuhën e fqinjëve tanë serbë e maqedonas me pika e me presje.

Që ata bashkëshruesit tanë në një territor të njëjtë të shohin jo vetëm vitalitetin tonë kombëtar, por edhe të shihni mëkatet e tyre ndaj atyre që kanë dashur më të thjshtën gjuhën e nënës së tyre. Ta shohin fëmijët e atyre që kërkon të ndalonin gjuhën e kombit tone, më të lashtë në Ballkan e Evropë por që nuk arritën që ta bënin këtë gjë se përballë tyre kishte sa e sa trima e të ditur, kishte rilindas që asnjëherë nuk i kanë munguar kësaj toke edhe pse vështirësitë kanë qenë e janë të shumta. Të shohin ata se edhe kombit tonë nuk i kanë munguar patriotët e vërtetë që kanë qenë e mbeten paqësorë dhe që duan barazi në të gjithë fushat e jetës.

Edhe në një gjuhë evropiane është mirë që të botohen libra të tillë që ajo, Evropa e ëndrravr tona të shohin se edhe ne nuk jemi shpesh më larg se ajo punë e madhe që ka bërë secili komb shtet për arsimin e brezave të një kombi. Se heshtja, errësira që shpesh duket edhe në këtë fushë nuk na vlerëson sa duhet para botës Në këto çaste m’u kujtua pyetja që bëhej jo larg Kumanovës larg Manastirit. Në pjesën e Çamërisë gati 70 vite më parë atëherë kur Qemal Jahiu e mësues të tjerë kërkonin të hapnin shkolla shqipe në Kumanovë në Shkup e gjetkë në Maqedoni ose në ish Jugosllavi.

Shteti grek nuk lejonte që të hapeshin shkolla shqipe në Çamëri e mësuesët e atyre shkollave të pakta greke që ishin hapur në të. Me qëndrimin e vete qeverisë greke që hynte në shkollat (edhe ato të pakta) në gjuhën greke i thoshte nxënësve shqiptarë, çamë myslimanë ose edhe të krishterë: “Kush ka folur shqip dje???” Po ata fëmijë nuk i jepnin përgjigje. Çfarë absurditeti! Po si të flisnin ata që ishin me breza të tërë shqiptarë?!!! Si t’i përgjigjeshin cinizmit të një mësuesi grek që kishte urdhër të bënte një pyetje të tillë e ë ndëshkonte më shkop e me gjak ata që flisnin shqip!!

E pra, mësues Nehati e ka patur parasysh përherë këtë gjë, këtë dashuri këtë sakrificë. Unë nuk e di se a ka shkruar në odat e shqiptarëve të Maqedonisë, të Kosovës ai dialog që bënte para shumë vitesh Rilindasi i shquar “Mësuesi i rilindasve Hoxha Hasan Tahsini kur erdhi një vizitë në fshatin e tij në Ninat të Sarandës. Në atë fshat ku do të lindja edhe unë pas gati 70 viteve. Ai kërkonte që shumë djem të shkolloheshin në shkolla të larta qoftë edhe në Stamboll E për këtë ai u tregoi një fabul interesante e shumë simbolike ’ Iu kërkoi atyre që të hidhnin një thes më farë gruri në tokë e pastaj ta mblidhnin kokërr më kokërr e ta vinin në thes .

Kokrrat nuk mund të futeshin brenda e ato që mbeteshin në ugar (sipas Profesorit Hasan Tahsini) do të mbinin e duhet që t’iu shërbenin. Nehat Jahiu ka vite që mbjell farë diturie atje ku ajo është më e nevojshme se kurrë sot dhe nesër. E frytet e saj do të dalin shumë të shëndetshme edhe nga pasioni i këtij bëhçevani të diturisë. Diku në një intervistë ai lumturohet se shumë ish nxënës të tij janë bërë sot profesorë deputetë, mjekë juristë etj. Deri tani Nehat Jahiu ka bëtë 44 libra që nga viti 1982 ku ka vënë emrin e tij në ballinat e librave.

O, asnjëherë mos e pyesni ose më saktë mos e kërkoni të saktë numrin e librave të një autori apo shkrimtari si është edhe vetë Nehati! Se edhe në atë bisedë që bën ai mund të të japë në duar librin e radhës e numri i librave ndryshon. Shumë libra ai i ka gati për botim e për këtë edhe dujet të njihen nga ata që kanë para e që duhet të mendojnë se kultura shqiptare që krijohet në trevat tona duhet ndihmuar që të dalë në shesh.