Mësuesi i popullit, veterani i arsimit shqip në Medvegjë, Hamdi Ferati
U lind dhe u rrit në fshatin Siarinë, lagja e Dukatit
Shkollën fillore tetëvjeçare e mbaroi në Bajë të Siarinës, në gjuhën serbe.
Dëshira për shkollim e çon në Gjilan, në shkollën e mësuesisë “Skënderbeu” të cilen e kryen në vitin 1968 dhe kthehet në Medvegjë pēr të filliar punn e mësuesit me nxënēs të shkollës shqipe.
Këtë punë z. Hamdiu e kreu me sukses e nderë të lartë deri sa u pensionua.
Mësuesi Hamdi, asnjëherë nuk e mendoi as nuk tentoi të shkoi nga këto troje, madje as në kohërat më të vështira të luftës së viteve 1999-2000, kur toka digjej flakë.
Qëndroi stoikisht e i paluhatshëm me familje e me një pjesë të popullit duke u bēr ballē sfidave dhe provikimeve jo edhe të lehta të asaj kohe të pa kohē.
Mbase, në një proçes të montuar edhe u dënua me burg, por kurrë nuk u thye as moralisht, as fizikish as kombëtarisht.
I pa lodhur dhe i pa ndalur në rrugën e kauzës kombētare, edhe sot e kësaj dite po jep një kontribut të pa shoq.
Në oxhakun e stërgjyshërve të tij nuk u shua kurrë zjarri i oxhakut dhe i atdhetarizmit.
Si veteran i arsimit, me një pension të vogël, së bashku me familjen e tij jeton e vepron në lagjen Dukat, f. Siarinë, komuna e Medvegjës.
Sot u takuam para shkollës ku dikurë ishim nxënës, pastaj punëtor e sot veteran të arsimit të shkollës shqipe në Bajë të Siarinës, ku i kujtuam ditët e limtura të këtyre trojeve shqiptare.
Medvegjë, 27 mars 2021
Prof. Rexhep Abazi