“Mësimdhënësit të zhgënjyer do ta nisin vitin shkollor, sepse nuk do t’u rriten pagat” – thotë Filipçe
“Janë të zhgënjyer nga ajo sepse këtë vit shkollor do ta fillojnë pa rritje të pagave dhe këtë qartë ma përcollën. Krahas mësimdhënësve, zhgënjim të madh ka edhe te punëtorët tjerë të cilët vitin shkollor do ta fillojnë me shpenzime të larta jetësore dhe paralajmërime se nuk do t’u rriten pagat”.
Kështu tha mes tjerash, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pasi njoftoi se është takuar me mësimdhënësit në Manastir, transmeton TV21.
Filipçe u ndal edhe te siç thotë, ndërprerja e trendit të rritjes së pagave, përfshirë edhe atë minimale.
“LSDM trendin e rritjes së pagës minimale me sukses e zbatoi për 7 vjet. Ndërprerja, është në dëm direkt të punëtorit dhe e rrezikon standardin jetësor të qytetarëve”, tha më tej Filipçe, duke përfunduar se “jeta e qytetarëve po bëhet më e vështirë”./TV21