Mesi nuk ka firmosur me PSZH-në, tani sytë janë kah….
Pas transferimit të Kristiano Ronaldos te Al Nassr i Arabisë Saudite, tani tifozët nga i gjithë planeti presin të dinë fatin e Lionel Mesit, një tjetër legjendë e futbollit botëror, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023 me Paris Sen Zhermen.
Tifozët parizienë shpresojnë ta shohin sërish me fanellën e skuadrës së tyre, por nga Argjentina vjen një lajm i bujshëm.
“Messi ka refuzuar rinovimin me PSZH-në”. Kjo shkruhet në edicionin online të “Cronica”, sipas të cilit “suksesi në Botëror me ‘Scaloneta’ ia hoqi motivimin. Nuk i mjafton fitimi i Ligës së Kampionëve me Paris Sen Zhermenin, si objektivi i vetëm”.
Dyshimet e Messit, shpjegon ende organi i shtypit argjentinas, kanë “shtyrë Dejvid Bekamin të kthehet në mision” për të pyetur kapitenin e “Albiceleste” nëse ai dëshiron të shkojë të jetojë në Florida, për të luajtur në MLS me Inter Majami.
“Shpresojnë ta rikthejnë edhe në Barcelonë, – shtojnë nga “Cronica”, – edhe pse tensionet e përjetuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë të vështirë këtë hap për të”.