Mesazhi emocional i Pocestës për Dibrën
Bekim Pocesta
Për t’ju falenderuar të gjithëve për kontributin në 4021 votat e pastra, do ta nisi dhe do ta mbyll me një shprehje të Nënë Terezës:
“Njeriu që s’mer dashuri, vëmendje dhe kujdes, është gjithmonë më i varfër se ai që ska as bukë”.
Po ja nisi nga mërgimtarët që sakrifikojnë familjen, jetën, duke mos e haruar kurrë pragun e derës dhe dashurinë e madhe për atdheun. Gjithmonë me sytë nga Dibra duke bërë edhe kilometra për të ushtruar të drejtën e tyre themelore demokratike të votës me shpresë për një qytet sa më të jetueshëm për të gjithë ne.
Falenderoj përzemërsisht qytetarët, strukturat e të dy subjekteve në koalicion, forumin e gruas, forumin rinor, antar të këshillit, antar kryesie, shtabet zgjedhore, çdo antar e aktivist, për kulturën, qytetarin dhe vendosmërinë e treguar në mbrojtjen e votës së lirë. Të palodhur, guximtarë dhe sigurisht të aftë për të sjell ndryshim.
Poashtu shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirje të vazhdojmë me zgjuarsi, vigjilencë dhe dinjitet, të trokasim në zemrën dhe mëndjen e çdo votuesi, duke ju treguar konceptin dhe vizionin tonë për Dibrën, nevojën për figura të reja dhe domosdoshmërinë e riciklimit politik, pa u marë fare me oponentët tanë politik.
“Jeta jote nuk është lojë, por është në lojë jeta jote”
Drejt fitores së sigurt, Dibra mbi gjithçka 🧡💜!