Mesazhet e Dodikut – Distancohet Mickoski: Ai e keqpërdori hapësirën!
Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski është distancuar nga një pjesë e fjalimit të politikanit kontravers, Mirosllav Dodik, i cili mbrëmë nga Shkupi kishte kritikuar Bashkimin Europian po edhe kishte mohuar masakrën e Srebrenicës po edhe kishte ngritur në qiell presidentin rus, Vlladimir Putin. Kryeministri sot në një konferencë për media tha se Dodik e keqpërdori rastin dhe se mbrëmë nuk ishte vendi dhe koha për porosi të tilla. Sipas kryeministrit, mesazhet anti-BE dhe anti-NATO të Dodikut nuk qëndrojnë dhe janë të pabaza.
“Në pjesën e fjalimit që flitet për anti-BE dhe anti-NATO dhe të ngjashme e hedh sit ë pabazë kategorikisht dhe absolutisht nuk pajtohem dhe sinqerisht, nuk prita që do ta keqpërdor atë ngjarje përmes dërgimit të porosive të tilla sepse sido që të jetë ishte akademi solemne dhe jo ngjarje nga e cila dërgohen porosi të tilla”, tha Mickoski. /tvklan.mk