Merko zgjidhet kryetar i Këshillit Rajonal jugperëndimor
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është zgjedhur për kryetar i përbërjes së re të Këshillit për Zhvillim të rajonit jugperëndimor.
“Pres vazhdimësi në zhvillimin rajonal dhe më shumë mbështetje në realizimin e projekte”, tha Merko.
Rreth 126 milionë, mjete që janë planifikuar të realizohen vitin e ardhshëm përmes Qendrës për Zhvillim të rajonit jugperëndimor malore pritet të ndahen në 9 komuna me qëllim që të përmirësohen kushtet për jetë.
Pjesa më e madhe e mjeteve janë siguruar përmes buxhetit nacional, përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe ministritë tjera, ndërsa pjesa tjetër është donacion.