Mërgimtari shqiptar shtron iftar për një mijë myslimanë të Velesit (Video)
Për muajin e shenjtë të Ramazanit Lazim Amziu ishte kthyer nga Italia për pushime në vendlindjen e tij në fshatin Buzallkovë të Velesit dhe për t’i parë të gjithë të bashkuar kishte shtruar sofrën e iftarit për më shumë se 1.000 banorë nga fshatrat e Velesit por edhe nga shumë qytete të tjera raporton tv KlanM.
LAZIM AMZIU – MËRGIMTAR NGA BUZALLKOVA E VELESIT
“Ideja na lindi për shkak të kurbetcarëve sepse unë jam vetë kurbetçar, dua që t’I shoh bashkë fshatin tim, fshatarët e mi, shoqërinë time dhe me e bë një iftar sëbashku. Qe njëzet vite se kemi bërë një iftar sëbashku, ky është iftari i dytë.
Bashkëfshatarët e tij përshëndesin këtë nismë të mërgimtarit nga Buzallkova Lazim Amziut duke synuar që Iftari I përbashkët të shndërrohet në traditë.
FETI JAKUPI – RAPSOD NGA BUZALLKOVA
“Ky ështe viti i dytë me radhë, në bisedë e sipër për personin I cili e organizon këtë iftar, ai jeton dhe vepron në Itali, mirëpo për dashurinë që e ka për vendlindjen ai gjithmonë është dorëzgjatur aty ku ka nevojë gjithashtu është viti i dytë që e organizon këtë manifestim dhe me biseden që kemi zhvilluar me të ai është i mendimit se deri sa të ketë forcë ky manifestim do të vazhdojë që domëthënë do të shndërrohet në tradicional.
Sofra e Iftarit nuk ishte shtruar vetëm për banorët e këtij fshati. Ftesës pozitivisht I janë përgjigjur banorë të trevave shqiptare të Velesit por edhe më gjerë.
FETI JAKUPI – RAPSOD NGA BUZALLKOVA
Kemi këtu mysafir mysafir nga të gjitha trevat, nuk është që janë vetëm të Buzallakoves, kemi këtu të rrethit të Velesit, Jabollcishtë, Slivnik, Kllukovec por kemi edhe nga Shkupi. Ata që po na ndjekin në këto momente, nësë këte vit nuk kanë qenë I ftojmë që vitin tjetër, inshallah jemi gjallë, le të marrin pjesë sepse është kënaqësi e vertetë.
Ezani i Akshamit paralajmëroi fundin e agjërimit në ditën e 21-të të Ramazanit.
ftari masiv në Buzallkovë të Velesit që tashmë po synon të shndërrohet në tradicional mblodhi bashkë mbi 1.000 banorë të fshatrave të Velesit e më gjerë. Mërgimtari Lazim Amziu për tv Klan M thotë se shpreson se e njëjta atmosferë do të mbretërojë edhe Ramazanin tjetër.
Ndryshe, fshati Buzallkovë gjendet 10 kilometra larg Velesit dhe është I banuar nga shqiptarë. Sikurse shumë vendbanime shqiptare edhe Buzallkova po vuan pasojat e migrimit nga vendlindja ku shumë qytetarë punojnë dhe veprojnë në vendet e perëndimit. /KlanMacedonia/