Mërgimtari nga Likova i kushton poezi emocioanale rahmetliut Hfz. Bajram Ajeti
Ndarja nga jeta e hafizit me renome ndërkombëtare nga fshati Likovë, Bajram Ajeti, dhimbje ka shkatuar jo vetëm tek familjarët e bashkëfshatarët, por në mbarë Ballkanin. Dhimbja ka përfshirë edhe mërgimtarët tanë në diasporë, me tē cilët Hfz. Bajram Ajeti kultivoi një raport të posaçëm, transmeton Lideri.mk.
Një nga mërgimtarët që me dhimbje të madhe e ka pranuar ndarjen e Hfz. Bajramit është miku i tij Ali Ibraimi, mergimtar nga Likova në Zvicër.
Ai i ka kushtuar edhe një poezi mjaft emocionale Hfz. Bajramit, ku përveç dhimbjes, shpreh edhe mirënjohjen dhe respektin e plotë.
Piku fruta e mirë, pema u shëmtua
Zoti i madh Likovës i ka falë
Shumë krone që rrjedhin pa ndalë
Disa ndonjëherë janë shuar
E shumë të tjerë janë ringjallë.
Ashtu si burimet e ujit,
Zoti i madhë Likovës i fali
edhe njerëz të mbarë
Disa prej tyre janë gjallë
Sotë një i madh është ndalë
ai që freskoi shpirtërat tanë.
Hafiz Bajram Ajeti
Sa ma larg që shtrire degët nëpër botë
aq më thellë ngulite rrënjët në Likovë
Likova, si një pemë e mirë
frute gjithëher ka kultivuar
Sot i piku një frut i madh
E pema mbeti e shëmtuar
Por një pemë e mirë
e ka për zanat
Nuk jep fruta vetëm një vit
Por jep për një kohë të gjatë.
O Bajram Ajeti, Ti Shumë u sprovove
Por kurrë nuk u ndale, asnjëherë s’u dorzove,
Jeta buzqeshjen kur ta mori
Ti e kuptove se jeta mbaroi.
Kurr buzqeshjen nuk ta harroj…
Kështu po dua me t’kujtua,
Ti ke qenë HAFIZ për mua.
Ali Ibraimi