Maqedoni

Mërgimtari i suksesshëm nga Sllupçani bashkë me ministrin Kreshnik Bekteshi udhëtojnë për Bruksel

Bashkë me Maqedoninë e Veriut kemi synim të qartë: bashkëpunimin e ngushtë drejt Bashkimit Evropian. Kështu ka shkruar Fidan Limani, një i ri shqiptar me prejardhje nga Sllupçani që jeton në Austri, shkruan Lideri.mk. Ja postimi i tij i plotë:

Sot fluturojmë së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për Bruksel per Мarrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ky program përfshin mbështetjen nga Bashkimi Evropian…
✅në rritjen e efikasitetit të tregut të brendshëm
✅në dritën e transformimit digjital
✅forcimit të konkurrencës si dhe qëndrueshmërisë

Programi i Tregut të Përbashkët me Bashkimin Evropian na angazhon të punojmë më ngushtë së bashku drejt qëllimit tonë të përbashkët.

Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë dhe bëhen edhe më të fuqishme me kontributin e shqiptarëve në Diasporë. (Lideri.mk)