Maqedoni

Mërgimtarët t’i lënë dasmat sivjet dhe ato para t’i çojnë në vendlindje për rinovimin e shkollave

Veprimtari i diasporës dhe përfaqësues i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni përfaqësia në Evropë, Alister Ramadani ka dhënë një propozim interesant dhe të rëndësishëm.

Ai përmes një postimi ka shkruar se mërgimtarë më mirë ti lënë dasmat sivjet dhe të mos harxhojnë para marramendëse, por këto para ti dedikojnë për rinovimin e shkollave në vendlindje.

“Sikur mërgimtarët të më dëgjonin e t’i anulojnë dasmat dhe pagesën e madhe të këngëtarëve, e me ato para të grumbulluara t’i rinovojmë shkollat tona që i kemi në gjendje të mjerueshme për zhvillimin e mësimit!”, ka shkruar Alisetar Ramadani. (INA)