July 4, 2024
Maqedoni

Mërgimtarët tani mund të komunikojnë direkt me ministrin e diasporës, Xhemail Çupi

Ministri i Diasporës nga radhët e Alternativës, Xhemail Çupi, promovoi platformën online ku bashkëkombasit tanë mund të kontaktojnë ministrin lidhur me të gjitha pyetjet dhe nevojat, sa u përket të drejtave të tyre.

Ministrin Çupi mund ta kontaktoni në lidhësen në vazhdim:

https://www.diaspora.gov.mk/?q=sq/node/584/

“Si Ministër i angazhuar për diasporë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për t’u afruar më shumë me qytetarët tanë dhe për të dëgjuar nevojat e diasporës sonë në vendin e pritjes dhe gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë, sa i përket të drejtave dhe detyrimeve ndaj tyre”, tha ministri nga Alternativa, Xhemail Çupi gjatë promovimit të platformës së komunikimit me diasporën.