Mërgimtarët kanë sjellë mbi 1.5 miliardë euro në Maqedoni nga janari deri në shtator 2023
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të hyrat devizore përmes mërgimtarëve po vijojnë të jenë në trend të lartë.
Ato po vlerësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe që mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, përcjell INA.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por këtu nuk hyn periudha e tremujorshit të fundit të vitit.
Gjatë vitit të kaluar remitancat arritën afër dy miliardë euro (ose rreth 15 për qind e GDP-së).