Maqedoni

MEPSO: Sonte mund të ketë sërish ndërprerje të rrymës

Shpërthimi në largpërçues në trafostacionin Shkup 4 drejt trafostacionit Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, ishte shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Poles, njoftojnë nga MEPSO

Këta dy faktorë kushtëzuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400/110 kV, e me këtë edhe ndërprerjen e gjithë nënstacionit Shkupi 4 në vendbanimin Pintija.

Dispeçerët e SHA MEPSO sa më shpejt që është e mundur kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe aty është normalizuar furnizimi me energji elektrike. Defektet janë të izoluara dhe po punohet për eliminimin e tyre. Me këtë rast, SHA MEPSO njofton qytetarët se sonte janë të mundshme ndërprerje afatshkurtra në furnizimin me energji elektrike, por vetëm për të krijuar kushte që ekipet të ekspertëve të eliminojnë defektet e mbetura.