Mëngjesi trishtë – vritet kontabilisti shqiptar firmës dhe plagoset pronari
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gurez të Kurbinit në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.
Ngjarjas ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte. Policia thotë se viktima është 70-vjeçari me iniciale S.M., ekonomist i firmës, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari A.Gj. 51 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Në skenën e krimit kanë shkuar forca të shumta policore, ato të Sigurisë Kombëtare dhe RENEA.
Në zonë ka nsur kontroll për kapjen e autorëve të vrasjes dhe plagosjes.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË KURBINIT:
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Advertisement
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
/tvklan.al