Maqedoni

Memedi: Fitorja jonë nuk është luks, por domosdoshmëri!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Shkupi, filluan konventën promovuese për zgjedhjet lokale.

Nënrkeytari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi, i cili është shef shtabi i ASH-së, tha se koalicioni ka rritje dhe kjo rritje do t sjellë fitoren në zgjedhjet lokale.

“Kemi vendosur rreth 30 shtabe komunale dhe afro 300 nënshtabe ku dot ë bëjmë gara. Shtabet janë duke kryer punën me shumë sukses, ajo që vërehet edhe sonte ën këtë organizim, e cila e garanton një fitore plebishitare dhe të pastër ashtu siç e kemi edhe vet sloganin”, tha Remzi Memedi.

Ai tha se vetëm me disiplinë do të arrihet deri tek fitorja e cila sipas tij nuk është luks por domosdoshmëri.