Maqedoni

Mehmeti: Nuk ka sfidë që nuk e kalojmë me ndihmën e diasporës

Semi Memeti, gazetari i mirënjohur nga Shkupi ka vendosur ti bashkohet Rrjetit Panshqiptar të Diasporës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mehemti, i cili Rrjetin Panshqiptar të Diasporës e sheh si një nismë për të bashkuar diaporën shqiptare anë e mbanë botës.

“Diaspora ishte bashkë me vendlindjen në pjesën më të lavdishme të historisë së re. Diaspora dha kontributin më të madh për lirinë, për ndërtimin dhe rimëkëmbjen e vendlindjes. Nga Evropa, në Amerikë, nga Amerika në Australi, diaspora shqiptare preku ndërgjegjen e botës së civilizuar për rrezikun që i kanosej kombit tonë”, thotë Mehmeti deri sa u përgjigjet pyetjeve gazetareske lidhur me shkaqet për të aderuar në “Rrjetin Panshqiptar të Diasporës”.

Diaspora është dhimbja jonë, malli ynë por edhe krenaria jonë. Nuk ka sprovë me të cilin u përball vendlindja, e që nuk e kaloi me ndihmën e diasporës, shton ai më tutjez
“Siç ishte pjesë e historisë tonë të lavdishme, Diaspora duhet të jetë edhe pjesë e ardhmërisë shqiptare. Gjernaratat e reja që po na bëjnë krenar në çdo vend e continent të botës, duhet të ruajnë lidhjen e pandashme me vendlindjen. Ky është misioni që kemi filluar si Lëvizje Panshqiptare e Diasporës e që do t’ia dalim vetëm të bashkuar rreth trungut kombëtar”, thekson Mehmeti.

Paraqitjen e Mehmetit ku ai bën të ditur angazhimin e tij të ri, mund ta përcillni në këtë VIDEO.