Rajon - Botë

Medvegjës i shtohet një intelektuale e diplomuar në degën e Kriminalistikës! Urime!

Me sukses perfundova studimet ne drejtimin Juridik/Kriminalistike.

4 vite mesim, perkushtim, ligjerata, provime… udhetime nga Medvegja ne drejtim te Kosoves, rruge per marjen e dijes.

Faleminderuese dhe mirenjohese familjes per gjithe mbeshtetjen dhe shtyrjen gjithmone edhe gjate ketyre 4 viteve, me fat qe ju kam!

Faleminderuese familijareve ne Kosove, per gjithe mikpritjen dhe kujdesin gjate studimeve, porta e tyre ishte gjithmone e hapur, nuk iu harroj asnjehere.

Faleminderuese ndaj shoqerise dhe njerezve qe me besuan dhe mbeshteten ne kete rrugetim, dua te ju them qe ky eshte edhe suksesi i juaj dhe jam e lumtur qe edhe juve arrij te ju bej krenare dhe tju them qe ia arritem bashke( Leme Xhema, Fadil Selmani Kapiti, Zena Namani…etj).

Vazhdoj ta perseris qe studentet e Medvegjes kane nevoje per mbeshtetje e perkrahje, kane nevoje per transport dy here mbrenda dites (nga Medvegja ne Kosove dhe anasjelltas), kane nevoje per bursa studentore… si lehtesim dhe motivim per studime, pasi qe ata ne mungese te fakultetit ne Medvegje destinacion kane Prishtinen.

Sepse rinia eshte e ardhmja e cila duhet te ruhet.

Vazhdojme!

(Lirona Zuka, intelektuale dhe aktiviste politike nga Medvegja)