Maqedoni

Mediumet kosovare: Shqiptarët e Maqedonisë të dielën presin ndryshim, siç erdhi ndryshimi me VV-në në Kosovë

Edhe pse zgjedhje lokale të dielën mbahen edhe në Kosovë, disa mediume në Prishtinë i japin hapësirë edhe zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut. Duke e i vlerësuar si “shans të mirë për ndryshim”, mediumet kosovare me theks tëveçantë raportojnë për zgjedhjet në komunat me shumicë shqiptare.
“Shqiptarët e Maqedonisë ishin afër ndryshimit politik edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, mirëpo në mënyrë misterioze ra sistemi i numërimit të votave sapo përfunduan votimet”, rikujtojnë disa prej tyre.
Poashtu tërhiqet aralele edhe mes stilit të njëjtë të veprimit politik të PDK-së në Kosoëv dhe BDI-së në Maqedoninë e Veriut.
“Sa herë që ofrohen zgjedhjet, nxjerrin ndonjë temë të re që nuk ka lidhje me realitetin. Ata nuk e kanë problem të shiten patriotë edhe pse në të kaluarën kanë votuar Nikolla Gruevskin për kryeminnistër. Duket se kësaj radhe shqiptarët e Maqedonisë janë të gatshëm tu japin fund këtyre lojërave joprincipele”, raportojnë kolegë tanë nga mediume në Kosovë.
Mediumet poashtu rikujtojnë se në këto zgjedhje, për dallim prej vitit të kaluar edhe opozita do të ketë komisionerë në vendvotime, në Komisionet Komunale Zgjedhore si dhe në Komisionon Shtetëror Zgjedhor me çka zvogëlohen mundësitë që të bëhen manipulime.