Mediat gjermane raportojnë për vdekjen e tre shqiptarëve në një ndërtesë në Hamburg
Mediat gjermane raportojnë për vdekjen e tre shqiptarëve në një kantier ndërtimi
Mediat gjermane raportojnë se tre shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.
Raportohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Sipas një zëdhënësi, të dhënat personale të dy viktimave dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar.
Ndërkaq, detajet për personat e tjerë janë ende në pritje.