Me urdhrin e tij u vranë mbi 8000 palestinez, Netanjahu thotë se luftojnë për të mirën kundër të keqes
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se Izraeli “po zhvillon luftën e dytë për pavarësi”.
Lufta që Izraeli ka zhvilluar në periudhën e themelimit përmendet si “Fatkeqësia e Madhe” (Nakba) nga palestinezët, sepse ata u zhvendosën nga tokat e tyre dhe fshatrat dhe qytetet e tyre u shkatërruan. Netanyahu vuri në dukje se i gjithë vendi u bashkua për ushtarët izraelitë dhe duke iu referuar librit të shnjtë izraelit Tora. “Thotë mos harroni atë që ju bënë Amalekitët. Edhe ne kujtojmë dhe luftojmë”, deklaroi Netanjahu, duke tentuar t’i jap një justifikim krimve që po bëhen në Gaza.
Për Amalekitët në Enciklopedinë Islame të Fondacionit Fetar të Türqisë thuhet se pas themelimit të shtetit izraelit në çerekun e fundit të shekullit të 11-të para Krishtit, vendimi që u mor për të eliminuar plotësisht Amalekitët, të cilët mendohet se kishin ngacmuar vazhdimisht izraelitët dhe ‘të vriteshin të gjithë pa dallim, nga meshkujt tek gratë, nga fëmijët te foshnjet në gji, nga lopa tek delja, nga deveja tek gomari. Kjo besohej se ishte urdhër nga Zoti Yahova
Sipas të dhënave historike, ky vendim i masakrës u zbatua plotësisht. Madje u vranë edhe fëmijët me gji që u kapën. Ndërsa kundër kësaj, Amalekitët kur morën nën kontroll qytetet e atyre ‘nuk vranë asnjë prej grave, por i morën robër të gjithë nga më i vogli tek më i madhi dhe vazhduan rrugën e tyre‘