Me Taravarin në krye të ASH-së tradhtia nuk do të jetësohet
Arben Fetai
“Si forcë unifikuese dhe forcuese e gjithë atyre zërave që nuk pajtohen me monizmin politik dhe degradimin e të gjitha vlerave shoqërore, ne do të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit dhe do të krijojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë.”
Si autori kryesor i platformës politike të ASH-së, të programit të saj parlamentar (2020) dhe të programit komunal (2021), do kisha mundur të zgjedh shumë tekste që definojnë ASH-në, vizionin dhe misionin e saj, por besoj se kjo kjo fjali përshkruan më së miri pse unë dhe qindra e mijëra aktivistë tjerë jemi rreshtuar në ASH.
ASH-ja ka qenë dhe është projekt për ndryshim, zhvillim dhe për rikthim të besimit të qytetarit në Politikën. ASH-ja ka qenë dhe është forca e vetme që mund t’i japë fund monizmit politik dhe nëpërkëmbjes së çdo vlere shoqërore e kombëtare të përfaqësuar nga BDI-ja. ASH-ja mbi të gjitha ka qenë dhe frymë e shpresë, madje sot më shumë se kurrë, marrë parasysh rrethanat politike në vend.
Vetëm ideja e dorëzimit të ASH-së te BDI-ja është tradhëti. Tradhti e dyfishtë, ndaj vetës dhe aktivistit të sinqertë, si dhe ndaj votuesit dhe popullit në përgjithësi. Me Taravarin në krye të ASH-së, kjo tradhti nuk do të jetësohet.