Maqedoni

Më shum se 35 policë dhe doganier u arrestuan mbrëmë

Në një aksion policor, në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, mbrëmë janë arrestuar mbi 35 policë dhe punonjës të doganave të Maqedonisë.

Doganierët e arrestuar ishin të sistemuar në vendkalimet Novo Sello dhe Dojran.

Aksioni ishte me kërkesë të Prokurorisë Speciale për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme pritet të dalë me detaje më të hollësishme rreth këtij aksioni.