Maqedoni

Me pasaportën e Maqedonisë pa viza në 125 shtete, me viza në mbi 60 shtete

Pasaporta e Maqedonisë është renditur në vendin e 44-të sipas indeksit Henley Passport për vitin 2023, dhe me të mund të udhëtoni pa viza në 125 vende të botës. Maqedonia e Veriut ka përparuar me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte e pozicionuar në vendin e 45-të.
Viza për udhëtim qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u kërkohen në mbi 60 shtete. Disa kanë regjim të butë vizash, por shtetasit tanë nuk kanë thuajse fare nevojë ose interesim të udhëtojnë atje, kurse disa kanë regjim më rigoroz për udhëtim.

Nga vendet e rajonit, pasaporta greke renditet më e mira në vendin e tetë dhe mund të përdoret për të udhëtuar në 185 vende, pasaporta sllovene është në vendin e 11-të (182 vende), vijojnë pasaporta bullgare dhe kroate në vendin e 18-të (174), serbe në vendin e 38-të (136), malazeze 45 (124). Pasaporta e Bosnjës e Hercegovinës renditet e 49-ta (118 shtete), e Shqipërisë e 51-ta (115-të) dhe e Kosovës në vendin e 101-të (41).

Në krye të listës së Henley Passport janë pasaportat japoneze, singaporiane, koreano-jugore, spanjolle, gjermane, italian, si dhe pasaportat e vendeve skandinave. Në fund, nga ana tjetër, janë dokumentet e udhëtimit të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, me të cilat mund të udhëtohet pa viza vetëm në rreth njëzet vende të botës.