Maqedoni

Me orë të tëra pritje në Tabanoc, a po dështon sërish Open Ballkan?

KOVAÇEVSKI DHE BRNABIQ LAVDËROHEN, MËRGIMTARËT NUK E SHOHIN REZULTATIN

Maqedonia e Veriut dhe Serbia në pikën e pagesës rrugore Preshevë promovuan sistemin e integruar elektronik për pagesën e taksës rrugore e cila pritet të zvogoloj kolonat nëpër pikëpagesat e dyja vendeve. Derisa krerët e dy vendeve po flisnin se sa shumë është lehtësuar lëvizja mes dy shteteve, me qindra makina prisin në rradhë për të kryer këtë pageës. Kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiç u shpreh se nuk e beson që Shqipëira është tërhequr nga Ballkani i Hapur. Sipas saj e ardhmja e Open ballkan është e ndrtishme

Ky sistem i përbashkët u promovua vitin e kaluar në samitin e Ballkanit të Hapur

Unë jam e bindur se ardhmëria e iniciativës Open Ballkan është e ndritshme.

Derisa krerët e dyja vendeve po flisnin se sa shumë është lehtësuar lëvizja mes dy shteteve, me qindra makina prisin kolonat e veturave.

Kryeministri i Maqedonisë, Kovaçevski, së bashku me 2 ministra të Qeverisë së tij si dhe homologu serb, Ana Brnabiq promovuan sistemin e integruar të pagesës për shfrytëzimin e autostradave. Pajisja apo siç i thonë, taggu, mund të blihet në Serbi ose Maqedoni, e do të funksionojë në të dy shtetet.

”Falënderoj të dy ministritë dhe të dy ndërmarrjet publike për rrugët që punuan në zbatimin e kësaj zgjidhje dhe të cilët për 3 muaj arritën që ta kompletojnë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski lavdëroi përfaqësuesit shtetëror që për 3 muaj kanë arritur që ta krijojnë këtë sistem, e ato as që kishin arritur ta përkthejnë në të dy gjuhët.

Nëse nuk e flisni gjuhën serbe, do të humbeni në labirintet e kësaj ueb faqe e cila në fund do tua shpjegojë se taggun duhet ta blini në ndonjërën prej pikave të Rrugëve të Maqedonisë apo Serbisë. Ministri serb i transportit, u lavdërua se vetëm në 60 ditët e fundit, këtë pajisje e kanë blerë 13 300 persona vetëm në vendin e tij. E Kryeministri serb, Ana Brnabiq thotë se edhe kjo zgjidhje është fryt i iniciativës Open Ballkan. Foli edhe për deklaratat e fundit të Edi Ramës që kanë të bëjnë me këtë iniciativë.

”Nuk besoj që Kryeministri Rama është kundër iniciativës Open Ballkan dhe mendoj që për këtë foli edhe në konferencën e fundit me Presidentin Vuçiq. Nesër do të jem në Shqipëri dhe do të takohem me Kryeministrin Edi Rama. Unë jam e bindur se ardhmëria e iniciativës Open Ballkan është e ndritshme. Mendoj që edhe shtetet e rajonit do të kyçen në këtë iniciativë. Kjo është iniciativë autoktone dhe shumë praktike. Sipas Brnabiq, iniciativa ka lehtësuar lëvizjen e personave dhe mallrave që ka rezultuar në rritje prej 50% të eksportit serb në Maqedoni, si dhe rritje prej 16% të eksportit nga Maqedonia për në Serbi. Derisa të dy krerët e Qeverive po flisnin se sa shumë është lehtësuar lëvizja mes dy shteteve, kjo është pamja që flet se diçka megjithatë nuk po funksionon” – tha Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Kovaçevski tha se të dy Ministritë e punëve të brendshme po punojnë në krijimin e një souftveri të përbashkët për kontrollin e kufijve, që do të mundësojë që të krijohet një pikë kontrolli dhe kalim më të shpejt të kufijve. Derisa të zgjidhet kjo situatë, mërgimtaret do të jenë të detyruar të presin me orë të tëra për të hyrë në mëmëdhe. /KlanMacedonia/