September 28, 2024
Diaspora

Me nderime fetare e kombëtare iu dha lamtumira e fundit ballistit 103 vjeçar, hafëz Jusuf Azemit (Video)

Në Qendrën Shqiptaro-Amerikane në Chicago, iu bë nderimi i fundit vrprimtarit të dalluar të çështjes shqiptare dhe udhëheqësit të Organizatës së Ballit Kombëtar dhe Lidhjes Kosovare Hafëz Jusuf Azemi, i cili i takoi një plejade kombëtare nacionalistësh të cilët në platformën e tyre si ideal kishin bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet : Shqipëria Etnike dhe si tillë ,
ishte njeriu më i urryer i Ministrisë se Punëve të Brendshme të Maqedonisë në kkohën e komunizmit. Hafëzi për herë të parë e vizitoi vendlindjen në Tetovë vetëm pas më shumë se 50 viteve, dmth., pas rënies së komunizmit dhe dezintegrimit të Jugosllavisë së Titos.
Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë I Abas Ermenjit, Luan Gashit, kurse ky me veti kishte : Ajet Rushitin, Azem Begzatin, Tefik Ashikun, Hivzi Sulejmanin, Bardhyl Shatkun, Olloman Sulejmanin dhe ballistë të tjerë të përbetuar disa në amshim e disa akoma gjallë.
Pushoftë në qetësitë më të larta të Gjithësisë!
Ilaz Kadriu
Chicago, Mard 13,2023

Videot mund ti përcillni në këto Linqe: IMG_8682“>href=”https://lideri.mk/wp-content/uploads/2023/03/IMG_8682.mov”>IMG_8682

“>

IMG_8683“>IMG_8683

IMG_8684“>IMG_8684

IMG_8685“>IMG_8685