Më Mirë për Tetovën: Sot Tetova e përkujton ditën e saj më të trishtë të demokracisë
Sot Maqedonia e Veriut feston ditën e pavarësisë kurse Tetova e përkujton ditën e saj më të trishtë të demokracisë.
🆘 Drejtësia e vonuar për viktimat e spitalit modular është dëshmi për institucionet e kalbura të këtij shteti. As edhe sot nuk ka asnjë person prapa grilave për këtë tragjedi. Përkundrazi që ironia të jetë edhe më e madhe përveç që personat përgjegjës shëtisin të lirë, bile disa nga ata edhe u shpërblyen me pozita udhëheqëse partiake dhe të deputetit.
❌ Viktimat e spitalit modular dhe dhimbja që u shkaktua te familjet e tyre shteti tentoi që ta kompenzojë vetëm me mjete financiare por pa i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj tragjedie. Kjo është dëshmi se korrupsioni lulëzon në shtet kurse qytetarët janë viktimë e këtij sistemi që mbrapshtë po ndërtohet 33 vite!/Më Mirë për Tetovën