Me kornizë mentale të fund shekullit 19 nuk përparohet në shekullin 21
Shkruan: Ejup Berisha
Ujsjellesi, kanalizimi dhe asfaltimi i rrugeve kanë qenë veprimtari dhe aktivitete të fund shekullit 19. Disa kryetar të komunave në shtetet e Ballkanit por edhe disa kryetarë të tillë shqiptar këtu në RMV këto punë i llogarisin si të arritura madhore- shekullore pra përsëris sigurimin e Ujësjllësit, kanalizimit dhe asfaltimin e rrugëve. Si është e mundur të ketë njerëz të tillë kaq të prapambetur apo individ të cilëve ora dhe koha u është ndalur pikërisht në fundin e shekullit 19 ndërsa realisht ata dhe ne në aspekt kohor ndodhemi në shekullin 21. Pse nuk po na ecin punët me tempon dhe kohën e duhur këtu te ne por këto po ngecin më shumë se një shekull më vonë. Kjo pra është qështje që duhet të na brengosë tejmase të gjithë ne qytetarëve. Të levdrohet dikush me të arriturat e fund shekullit 19 nuk është kurrfar përparimi e aq më pak qështje për tu lëvdruar në kohën dhe në rrethanat e tanishme. Kjo është dëshmi se ne nuk jemi askund me zhvillimin e aq më tepër me përparimin e shoqërive dhe shteteve tona. A e dini pse sepse politikanët këtu ne i kemi me tru korniza mentale e të cilëve i takon fundit të shekullit 19 e jo shekullit në të cilin frymojmë dhe veprojmë. Kështuqë edhe njëher do të përsëris: Realisht shekulli 21 nuk duhet të jetë bazë që dikush të lëvdrohet për ujsjellës, për kanalizim dhe për asfaltim të rrugëve dhe rrugicave por ky duhet të jetë shekull i zhvillimit të teknologjive bashkëkohore dhe të përparuara të cilat janë aktuale për kohën në të cilën jetojmë, e të cilat realisht disa kombe po i shpiejnë përpara e jo mbrapa sic jemi duke lëvizur ne si qytetarë të këtij rajoni tani në këtë koh. Bota e përparuar dhe e civilizuar gjithmonë lëvizë përpara dhe është në hap me kohën ne të cilën jeton ndërsa ne kemi ngelur mbrapa në fund shekullin 19 dhe cfar është më keq është ajo se ne nuk jemi duke e kuptuar këtë realitet të hidhur dhe të pafavorshëm,prandaj sa më herët e kuptojmë aq më mirë për ne. Ku është faji per këtë faji pra është te ne qytetarët e jo te politikanët të cilët i zgjedhim. Pra cfar përparimi dhe zhvillimi mund të presësh në shek 21 nga politikan që kanë kornizë mentale të mëhershme, asgjë pra nuk mund të presësh prej tyre aq më pak zhvillim dhe përparim adekuat të shoqërive dhe shteteve në përputhje me rrethanat dhe kushtet e kohës aktuale në të cilat ndodhemi. Këta politikanët e fund shekullit 19 mendojnë dhe rezonojne me kornizën e vjetruar mentale atë të shekullit në të cilin ndodhen prandaj këta nuk mund tu pershtaten kushteve dhe rrethanave të reja për zhvillim dhe perparim. E politikanët e tanishem duhet të mendojnë e veprojnë me qëllim që të ofrojne zhvillim teknik dhe teknologji bashkëkohore.Dhe për faktin që këta nuk po e bëjnë një gjë të tillë ne si qytetarë do ta kemi fatin psh që të ngecim gjithmonë mbrapa kështu ne edhe ne shekullin e ardheshem 22 do të jetojmë si në fund të shek 20 me kushte dhe me përparim. Pra kjo gjë është e logjikshme por jo edhe e pëlqyeshme dhe pozitive sepse në fakt ne gjithmonë do të jemi më shumë se një shek mbrapa me zhvillim dhe me përparim, kështuqë kjo nuk do të jetë ndonjë risi për ne por dicka tanime e përjetuar e parë apo sic thonë francezët Deja vue. E kur jemi te Franca në këtë vend ka politikan të cilë mendojnë dhe veprojnë me kornizë mentale të shekullit 22. Atje pra nëse e vizitoni një vendbanim që quhet La Defence do të vëreni se politikanët francez janë një shekull më përpara të gjithë politikanët e tjerë botërorë. La Defencë është lagja më e bukur elitare do të thoja edhe më e përparuara me plot ndërtime shumë të mëdha tepër të bukura dhe super luksoze e cila lagje ndodhet në kryeqytetin e Francës në Paris.