Më kanë rënë popullariteti dhe autoriteti. Si ti ringris a mund të më ndihmon lista e zezë?
Ejup Berisha
Siç po e dini tanimë nga titulli i këtij shkrimi më kanë rënë popullariteti dhe autoriteti në shoqëri dhe unë si individ kamë filluar që të brengosem shumë për këto çështje.Dhe meqë më kanë ndodhur këto gjëra unë kohëve të fundit po hulumtoj mundësi dhe mënyra se si ti ringris të njëjtat. Një mik i imi me këtë rast më thotë. Pse nuk po tenton që të futesh në listën e zezë amerikane. I thash ti o i nderuar çfar po thua a po bën shaka me mua. Ai ma ktheu jo jo nuk po bëj shaka. E unë atë e pyes se pse të futem në atë listë kur mund të kemë shumë pasoja si individ duke filluar nga ato morale, politike por dhe juridike. Ndërsa miku ma kthen më thuaj të lutem se cili individ i RMV-së që ka qenë dhe është i pranishëm në listën e zezë të Amerikës e ka pë
suar me ndonjë të keqe apo dhe ka ndonjë pasojë negative nga prania e tij në të. I njëjti më tej vijoi të më bind me këto fjalë. A e sheh miku se lista e zezë e SHBA-ve për disa politikan problematik të vendit tonë është bërë si listë e fituesve të çmimit Oskar apo dhe Grami. Siç më sçaron i njëjti prezenca e atyre që janë në të deri tani atyre nuk u ka shkaktuar kurrfar kokçarjesh apo dhe telashesh. Sipas mikut lista e zezë atyre që ndodhen apo dhe atyre që po futen në listën e zezë nga State Departamenti Amerikan nuk po u bënë asnjë pengesë as politike e as juridike e për çështjet morale të mos flasim. Miku bile më ka dhënë edhe shembuj konkret për këtë gjëra. Sipas tij një lider i një Partie politike shqiptare që vepron gjatë kohë këtu në RMV ja dy dekada është në listën e zezë, por sipas të njëjtit ai aspak nuk po ja huq në asgjë në politikë. Sipas mikut tim politikani në fjalë tërë kohës është pjesë aktive e politikës bile edhe e pozicionimit më të mirë në të apo në Qeveri. Miku vijon të më tregon se një kryetar i tanishëm i një Komune shqiptare gjithashtu është pjesë e listës së zezë por sipas tij cfar rëndësi ka për të kjo gjë. Pra ky më rikujton se i njëjti si Kryetar Komune vazhdon që pa kurfar pengesash dhe kufizimesh ti shfrytezon të gjitha privilegjet, përparsitë si dhe mundësitë që i jepen të njëjtit në atë pozitë politike. Miku im gjithashtu u ndal edhe te çështja e futjes së javëve të fundit në listën e zezë amerikane të Ish Z.v Kryeministrit të parë nga përbërja e kaluar qeveritare. Dhe sipas mikut edhe ky nuk e ka aspak dert pse ndodhet aty. Lidhur me të ai poashtu më sçaron se si duket i njëjti me autoritetet kompetente të përndjekjes ka filluar të sillet si miu me macet. Miku më tej më thote se ish Z.v Kryeministri i listës se zezë her shihet në Kosovë, her në Shqipëri e her në Maqedoni shkurt e shqip thënë sipas tij i njëjti më shumë sukses po iu shmanget organeve kompetente të kapjes me qëllim të dërgimit të tij para organeve të drejtësisë. Dhe per fund miku si në shaka më thotë a e sheh se Ish Z.v Kryeministri i listës së zezë me këtë rast është bërë më i popullarizuar se psh Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump apo edhe shumë më i popullarizuar se miljarderi më i madh në botë Elon Musk. Dhe duke i dëgjuar këto fjalë, sygjerime dhe këshilla të mikut tim mua ka filluar të më shkon në mendje që ta bëj një kërkesë deri te autoritetet e Stete Departamentit të SHBA-ve me qëllim që vullnetarisht të njejtët të më fusin në listën e zezë. Nëse jo për diçka tjetër të paktën që të më rriten pak popullariteti dhe autoriteti im të rënë përtokë kohëve të fundit. Për fund sinçerishtë e përshëndes përpilimin dhe publikimin e listës së zezë nga autoritetet shtetërore amerikane. Ajo që dua të ndodh me të është që përfundimisht ne këtu të çlirohemi nga politikan të kriminalizuar dhe të korruptuar pasiqë numri i tyre nuk është edhe i pakët.