Maqedoni

Me insistimin e VLEN-it RMV duhet të jenë jashta Ballkanit të hapur por brenda Procesit të Berlinit

Ejup Berisha
Qeverisja e VLEN-it në Qeverinë e re të RMV-së në mesin e shumë aktiviteteve dhe veprimeve të cilat duhet ti bën si pjesë e Qeverisë në katër vitet e ardhëshme, duhet të fokusohet në përpjekjet për daljen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga projekti i dyshimtë dhe famkeç Ballkani i hapur. Ky duhet të jetë njëri prej synimeve dhe obligimeve kryesore të VLEN-it për ta ndihmuar dhe për ta lehtësuar rrugëtimin e RMV-së dhe të shqiptarëve në përgjithësi drejtë Bashkimit Europjan. Pra për ta arritur këtë objektiv dhe piksynim tonin të përbashkët antarsimin tonë në BE sa më parë dhe sa më shpejtë duhet braktisur Ballkani i hapur i cili është një projekt shumë i dyshimtë, joserioz dhe i jo leverdishëm posaqërishtë për ne shqiptarët. Synimi ynë i përbashkët si komb duhet të jetë inkuadrimi ynë në kuadër të projektit Procesi i Berlinit dhe atë themë këtë nuk duhet ta bëjmë vetëmse ne shqiptarët por të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe kombet e tjera të Ballkanit Perendimor. Të gjithë ne pra duhet ti shmangemi nismave të bashkpunimit mes shteteve të Ballkanit Perendimor nën kulmin e Ballkanit të hapur por të gjithë ne bashkpunimin duhet ta kultivojmë thellojmë dhe përparojmë nën kulmin e projektit Procesi i Berlinit. Më tutje të gjithë neve për antarsimin tonë në Bashkimin Europjan na duhen përvoja dhe përkrahja e Gjermanise dhe e shteteve tjera anëtare të BE-së e jo të shteteve si Serbia e cila nuk don të vendosë ura me këmbë të shëndosha bashkpunimi me asnjë shtet të rajonit e lere më me Bashkimin Europjan.Ne të gjitha kombet e tjera të Ballkanit Perendimor rrugën tonë drejt BE-së duhet ta trasojmë drejt Brukselit e jo ky të shkon përmes Beogradit.Në këtë rrugëtim askush nuk duhet të mbetet peng i politikave shoveniste dhe ekspansioniste të Serbisë. Posaqërisht ne si komb shqiptar për momentin duhet ti shmangemi bashkpunimit me Serbinë në çdo segment pa marrë garanci se ky shtet nuk ka synime dhe qëllime separatiste dhe ekspansioniste jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj teritoreve tjera shqiptare. Pse ne të presim që Serbia të na ndihmoj në integrimin tonë në Bashkimin Europjan kur ky shtet busollën e ka të orientuar drejtë Moskës e jo drejtë Brukselit. Atëher a më thotë kush se pse duhet të jemi te rreshtuar prapa Serbisë në rrugetimin tone drejtë Bashkimit Europjan kur ky shtet e ka trasuar rrugën e saj per bashkpunim me Rusinë e jo me Europën. Ne nuk na duhet përkrahja e një shteti në rastin konkret e Serbisë i cili flet për bashkpunim me BE-në ndërsa për të gjitha pengesat për rrugëtimin tonë në BE kordinohet me Kremlinin. Prandaj një prej ndryshimeve të premtuara nga VLEN duhet të ndjehet edhe në këtë qështje tejet të ndeshme për ne. Vlenin e presin edhe angazhime tjera në Qeveri siç është edhe angazhimi për rehabilitimin dhe resocializimin e shqiptarëve të diskriminuar nga qeverisja e keqe 20 vjeçare e BDI-së. Në mesin e tyre edhe për rehabilitimin dhe për resocializimin tim si shqiptar përkrahës i VLEN-it për të bërë ndryshimin e duhur dhe të domosdoshëm në mesin e shqiptarëve të RMV-së.