June 29, 2024
MaqedoniSport

Më e mira në Maqedoni në hedhjen e gjyles, 16-vjeçarja Jumna Fetahu, kampione për seniore

Edhe njëherë e dëshmoi se është më e mira në Maqedoni në hedhjen e gjyles. 16-vjecarja Jumna Fetahu nga Shkupi është shpallur kampione e vendit në konkurrencë senior në hedhjen e diskut.

Por qëllimi i saj nuk janë vendet e para dhe medaljet e arta në Maqedoni. Ajo e ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin ballkanik për pioniere të reja në Maribor, ku pret që të plotësojë normën për në europianin e të rejave në Banjska Bistrica. (Open-TV)