Më 20 janar, nxënësit rikthehen në banka?
Gazetar: Vjolla Aliti
Komisioni për sëmundje ngjitëse ka rekomanduar që nxënësit të ju rikthehen bankave shkollore, pa mos e shtyrë afatin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë. ALSAT mëson se anëtarët e Komisionit kanë vlerësuar se situata epidemiologjike është e qetë dhe se moshat shkollore nuk janë të rrezikuara për përhapje edhe më të madhe të virusit. Nga Qeveria thonë se për këtë rekomandim të Komisionit do të vendosin në mbledhjen e ardhshme , pasi shtabi qendror i krizave të shqyrtojë të njëjtin, shkruan Alsat.
Ekspertët vlerësojnë se kurdo që të fillojë gjysmë vjetori i dytë, ai të jetë patjetër me prani fizike, ndërsa maska tek nxënësit të mos jetë më e detyruar por me vullnet.
“Kur të hapen shkollat jam për të shkuar me prani fizike. Ishte e pa logjikshme nxënësit të mësojnë online ndërsa të punojnë kafenetë dhe restorantet. Gjithsesi me prani fizike por jo në kulmin e të ftohtit dhe kur kemi numër të lartë të rasteve positive. Dy javë s’do me thënë asgjë nëse shtyhet. 8:58 Efekti I maskës në shkolla nuk është I plotë. Kush dëshiron le të mbajë maskë, kush nuk dëshiron le të mos detyrohet. Në gjysmë vjetorin e dytë të jetë pa maska”, tha Nikolla Panovski, Mikrobiolog
Sipas Pankovskit, nëse shtyrja do të shihej si e arsyeshme ajo do të duhej të bëhet për shkak të motit të ftohtë dhe krizës energjetike e cila nuk siguron ajrosje të shpeshta të shkollave.
Me përhapjen e llojit Omikron të virusit korona, vendi regjistron rreth 2000 raste të reja pozitive me Kovid19 në bazë ditore. Megjithatë kjo gjendje nuk ka krijuar mbingarkesë nëpër Spitale pasi lloji Omikron nuk sjell komplikime në rrugët e poshtme të frymëmarrjes por e njëjta ngarkon shëndetësinë primare e cila trajton më së miri simptomatologjinë e variantit të fundit. /Alsat.mk