Mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut në plazhin e Spillesë në Shqipëri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku janë mbytur dy pushues nga Maqedonia e Veriut. Viktimat janë të moshës rreth 70 vjeç, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morg.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa nuk dihet nëse viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së veriut.
Ata ishin futur në ujë për t’u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë dy personat nuk kanë mundur të dalin në breg.