Maqedoni

Mbyllet objekti gastronomik në rrethinën e Gostivarit, arrestohen gjashtë persona

Mbrëmë në orët e vona të natës 2/3 tetor nga ora 23:00 deri më ora 03:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut realizuan kontrollim të përforcuar aksional në objekt gastronomik, pronë e Z.B. (47) nga f. Dobërdoll-Gostivar, i cili gjendet në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë.

Mbyllet objekti gastronomik në rrethinën e Gostivarit, arrestohen gjashtë persona
Mbyllet objekti gastronomik në rrethinën e Gostivarit, arrestohen gjashtë persona
Publikuar 16:58 3 Tetor, 2021
Mbrëmë në orët e vona të natës 2/3 tetor nga ora 23:00 deri më ora 03:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut realizuan kontrollim të përforcuar aksional në objekt gastronomik, pronë e Z.B. (47) nga f. Dobërdoll-Gostivar, i cili gjendet në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë.

In article [1]
Gjatë kontrollit është vërtetuar se në objekt nuk janë respektuar protokollet dhe masat për ballafaqimin me Covid-19, për të cilën pronari i objektit është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ai, poashtu është sjellur në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë dhe i ka ofenduar dhe përbuzur, për të cilën poashtu do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gjatë kontrollit në objekt kanë qenë të pranishme edhe shtetase të huaja (vallëzuese), prej të cilave tri nga Republika e Shqipërisë dhe dy nga Republika e Kosovës, mosha të ndryshme nga 26 deri 45 vjet të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.

Ato janë arrestuar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.