Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Kurti me maska të veçanta
Sot në Elbasan po mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave. Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë, raporton Telegrafi.
Po ashtu pritet të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. Në sy bien edhe maskat e dy kryemninistrave të Shqipërisë dhe Kosovës, ku shihen të vizatuar të dy flamujt, ai i Shqipërisë dhe Kosovës./Nmk-post/