October 18, 2024
Maqedoni

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Mbi 1.000 qytetarë kanë vizituar Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024, duke e shfrytëzuar mundësinë që përmes vizitave të organizuara t’i shohin nga afër monumentet në ndërtesën e Kuvendit dhe të informohen për aktivitetet e pushtetit legjislativ.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, sipas evidencës së Institutit Parlamentar, në dy muajt e parë të vitit janë realizuar gjithsej 27 vizita rreth Kuvendit, ku janë përfshirë 1.159 vizitorë, ku numri më i madh janë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi.Vizitat zbatohen nga udhërrëfyesit profesionistë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe janë falas për të gjithë vizitorët.

Të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e vizitave të organizuara në Dhomën Ligjvënëse mund të paraqiten në numrin e telefonit 02/3182-227 ose të parashtrojnë kërkesë në postën elektronike në parl.inst.@sobranie.mk