Mbi 90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 prej tyre në gjendje të rëndë
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 94 pacientë me COVID-19.
70 prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse katër janë duke u trajtuar me CPAP, thuhet sipas njoftimit.
Spitali ka njoftuar se 13 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.