Mbi 30 mijë shtetasve serb u janë dhënë kartela për kalim falas në pikëpagesat e Maqedonisë
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 30 mijë kartela u janë ndarë shtetasve serb të cilët transitojnë në Maqedoni, ndërsa kartelat mundësojnë mospagesë të pikëpagesave në korridorin 10.
Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski theksoi se kjo është gjest i miqësisë dhe bashkëpunimit duke shtuar se vendimi qeveritar ishte shenjë falënderimi për ata që e bëri Qeveria e Serbisë për vaksinimin e shtetasve të Maqedonisë.
Në pyetje të gazetarëve sa i përket sistemit “One stop shop”, Spasovski tha se se ky sistem përparim për shkak se marrëveshja parasheh kontroll edhe të policisë së Maqedonisë dhe asaj serbe.
“Po bëhen analiza në mënyrë që të vendoset kornizë ligjore që të ketë vetëm një kontroll për hyrje dhe dalje”, tha Spasovski./Telegrafi