Mbi 130 mijë të papunë në Maqedoni, prej tyre 25 doktorë shkence
Situata e krijuar me virusin korona ka rritur numrin e të papunëve gjithandej dhe për më shumë se një vit numri i të papunëve është rritur dukshëm. Personat që kanë humbur punën vijnë nga profile të ndryshëm, duke filluar nga muratorët dhe deri te doktor shkencash. Në vendin tonë në bazë të statistikave të fundit nga Agjencia e Punësimit, numri i përgjithshëm i të papunëve është 135.605 persona. Ndërsa nga numri i përgjithshëm i të papunëve 25 prej tyre janë doktor shkence – nga këta 14 janë nga Shkupi, katër nga Tetova, tre nga Manastiri dhe nga një i papunë doktor shkence janë nga Kumanova, Kërçova, Velesi dhe Radovishi.
Ndërkohë sa i përket personave tjerë të pa punë afër 737 persona janë me master të cilët nuk kanë marrëdhënie pune, prej të cilave 446 janë gra. Ndërkohë 9.803 të papunë kanë arsim të lartë, nga të cilët 6.295 janë gra. Qyteti me më shumë të papunë me arsim të lartë e mbanë Shkupi me 2108, pasuar nga Tetova me 1346, Kumanova me 795 Prilepi me 714 dhe qytetet tjera me më pak. Ndërkohë nga të papunësuarit 34.214 janë me arsim të mesëm. Këta shifra të të papunësuarve me titull doktor shkence shpjegojnë se vendi ynë ka koeficient shumë të ulët të efikasitetit të sistemit arsimor. Pra të rinjtë presin një kohë të gjatë në listën e qytetarëve të papunë edhe pse janë me arsim të lartë, magjistraturë apo doktor shkence.