July 5, 2024
Rajon - Botë

Mbahet takim sekret mes drejtorit të CIA-s dhe talibanëve

Drejtori i CIA -s Villiam Burns ka pasur takim sekret me udhëheqësin taliban Abdul Ghani Baradar, njoftoi sot Uashington Post. Duke u thirrur në zyrtarë amerikanë që kanë kërkuar anonimitet, media pretendoi se takimi u zhvillua dje në kryeqytetin afgan.

Nga CIA refuzuan të japin koment zyrtar mbi takimin me talibanët, por sipas mediave, tema e diskutimit me siguri ka qenë afati i fundit për përfundimin e operacionit të evakuimit në Kabul, i cili ishte planifikuar të përfundonte më 31 gusht. Edhe nëse ka pasur takim të tillë, nuk do të ishte takimi i parë i tillë i zyrtarëve të lartë amerikanë, sepse ish-sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo nga administrata e Trampit gjithashtu pati takim me Baradar vitin e kaluar.

Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara të G-7 në botë takohen sot për të diskutuar situatën në Afganistan, ku disa angazhohen që presidenti amerikan Xho Bajden t’i mbajë trupat amerikanë në vend pas 31 gushtit për të lehtësuar përpjekjet e vazhdueshme të evakuimit.

Fluturimet nga aeroporti i Kabulit vazhduan edhe sot. Holanda, Franca, Britania e Madhe, por edhe vende të tilla si Japonia dhe Egjipti evakuuan qytetarët e tyre.

Ndërkohë, jeta për afganët po bëhet edhe më e vështirë. Të ballafaquar me institucionet shtetërore të shkatërruara dhe ende në pritje të një sistemi të ri taliban, ata nuk mund t’ia dalin mbanë. Ekonomia po shembet, administrata është në shtëpi dhe shkollat ​​janë mbyllur.